Lajme

Zjarri i madh përfshin një objekt në Vragoli, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Një zjarr ka përfshirë një objekt në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, pranë magjistrales Prishtinë–Pejë, duke mobilizuar ekipet e zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, ndërsa në vendin e ngjarjes zjarrfikësit janë duke punuar për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo për dëmet e shkaktuara nga zjarri, ndërsa shkaku i shpërthimit të tij ende nuk është bërë i ditur.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pritet të hetojë rrethanat që çuan në shpërthimin e zjarrit, ndërsa autoritetet do të japin më shumë detaje pas përfundimit të ndërhyrjes dhe vlerësimeve fillestare.

Redaksia e Tëvë1 ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje./teve1.info/

Të Ngjashme