Lajme

Zjarri në dasmën në Irak, çifti rrëfen momentet e tmerrit: Njerëzit filluan të ulërinin, gruan time po e shkelnin…(VIDEO)

Revan dhe Hanenn, dasma e së cilëce përfundoi në një tragjedi pasi zjarri vrau më shumë se 100 nga të ftuarit e tyre, kanë thënë se nuk mund të jetojnë më në komunotetin e tyre. Në një intervistë për mediat e huaja, çifti nga provinca e Nineveh të Irakut veriot thanë se pavarësisht se i mbijetuan zjarrit, ndjejnë se janë të vdekur brenda.

Revan tha se ai humbi 15 anëtarë të familjes së tij në zjarr, duke shtuar se nusja e tij “nuk mund të flasë” pas humbjes së 10 të afërmve të saj, përfshirë nënën dhe vëllain e saj. Në gjendje kritike është edhe babai i saj.

“Kjo është, ne nuk mund të jetojmë më këtu, nuk mund të jetojmë më këtu. Sa herë që përpiqemi të kemi pak lumturi, diçka tragjike na ndodh dhe e shkatërron lumturinë. Pra, është më mirë që ne të largohemi. Është e vërtetë që ne jemi ulur këtu përballë jush të gjallë. Por brenda ne kemi vdekur. Jemi të mpirë. Ne jemi të vdekur brenda”, tha ai.

Dasma e së martës mbrëma mësohet të ketë pasur rreth 900 të ftuar, ndërsa zjarri ka nisur rreth orës 22:45. Si pasojë humbën jetën mbi 100 persona, ndërsa mbetën të plagosur 150 të tjerë. Videoja e shpërndarë menjëherë pas tragjedisë tregon çiftin duke kërcyer ndërsa pjesët e djegura të materialit binin nga çatia. Gjatë rrëfimit të tij dhënri tha se e gjitha filloi gjatë momentin kur ai me bashkëshorten ishin duke kërcyer në pistë. Fillimisht sipas tij ndodhi një ndërprerje e energjisë dhe më pas kur u kthye, pa se tavanin e kishte kapluar zjarri.  Pikërisht atëherë njerëzit tregoi se filluan të “ulërinin” dhe të “iknin”.

Ai vazhdoi të tregonte se si shpëtoi gruan e tij nga flakët e cila nuk mund të ecte për shkak të fustanit të saj të nusërisë.

“Unë e kapa gruan time dhe fillova ta tërhiqja zvarrë. Vazhdova ta tërhiqja zvarrë dhe të përpiqesha ta nxirrja nga hyrja e kuzhinës. Ndërsa njerëzit po iknin, njerëzit po e shkelnin. Këmbët e saj janë të plagosur”, tregoi ai.