Një zjarr ka rënë mbrëmjen e djeshme në pavionin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Edison Suma, kryezjarrfiks i Bashkisë së Shkodrës, teksa ka ndarë disa pamje nga operacioni për shuarjen e flakëve.
Falë ndërhyrjes së shpejtë nuk pati të lënduar dhe as dëme të mëdha materiale. Zjarrfikësit rritën që të evkuonin të kohë dhe në mënyrë të sigurt të gjithë pacientët.
“Probabiliteti ishte shume i lartë që situata të agravonte e te dilte jashtë kontrolli. Jam i lumtur që bashkë me çunat arritëm që të mos kishte të lënduar dhe dëmet të ishin minimale kjo duke vlerësuar situatën dhe tipologjinë e këtyre lloj ndërhyrjeve ku kërkohet kujdes i shtuar dhe shpejtësi në veprime, në lokalizim dhe eleminim të zjarrit ku mundësisht duhet të kryhet paralelisht dhe evakuimi drejt një zonë të sigurt.
Do falenderoja dhe stafin e spitalit sidomos atë të infermierisë që ndihmuan në evakuim në një mënyrë të sigurtë dhe profesionale të të gjithë pacientëve. 🙏”, shkruan Suma.
Kujtojmë që për zjarrin në spitaline Shkodrës mbrëmjen e djeshme reagoi edhe Ministria e Shëndetëisë, ku tha se se hetimet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit po vijojnë ende.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo