Lajme

Zjarri te KURUM në Elbasan, ambientalisti: Ndotje me rrezik të lartë

Ambientalisti, Ahmet Mehemti, thotë se pasojat e zjarrit që shpërtheu ditën e hënë te Metalurgjiku në Elbasan janë serioze për shëndetin e qytetarëve elbasanas.

Mehmeti shprehet se materialet që u dogjën ishin kancerogjene. “Kjo ndotje mendoj unë ka rrezikshmëri sepse atje digjen bateritë, akumulatorë e gjëra të tilla. Bateritë janë elemente te rrezikshme sepse ato kanë në përbërje të tyre plumbi dhe elemente të tjera të rrezikshme që dëmtojnë lëkurën, mukozat, sytë, melçinë e zezë etj. Dhe kur vazhdojnë me ditë ato janë edhe kanceroze.”-tha Ahmet Mehmeti, ambientalist pëer Euronews Albania.

Eksperti i mjedisit ngre edhe shqetësimin e moszbatimit të ligjit me përpikmëri. “Nuk zbatohen rregullat si duhen që ndodhin fenomene të tilla, sepse nuk është thjeshtë një fatkeqësi. Po shikohej atje jo vetëm kjo reja por edhe një oxhak e kësaj firme nxirrte tym të zi, domethënë nuk vendosen filtrat. Mirë kjo fatkeqësi po atje si mund të punohej duke i hedhur tymrat në atmosfere?! Duhet tu tërhiqet vëmendja që të punojnë, nga qeveria nga kush tjetër. Ajo është shpëtimtarja jonë, ajo mbron shëndetin e njerëzve. Ajo duhet të bëhet e gjalle dhe të dalë në përkrahje të shëndetit të njerëzve”- shtoi Ahmeti.

Kujtojmë se ekipet zjarrfikëse “luftuan” rreth 48 për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Banorët e Elbasanit e konsiderojnë ngjarjen një katastrofë të madhe mjedisore sepse prej gati 24 orësh po bashkëjetojnë me shtëllungat e mëdha të tymit që janë përhapur në ajër dhe toksinat, nga djegia e metaleve, plastikës dhe materialeve të tjera që ndodheshin në pikën e skrapit.
Neësbomb.al raporton se kjo nuk është hera e parë që këtë zonë bie zjarr, pasi edhe gjatë verës dhe periudhave të tjera të vitit, aty ka pasur vatra zjarri të befasishme për shkak të materialeve që grumbullohen, siç janë bateritë e makinave, por autoritetet nuk kanë marrë masa.
Vetë kompania ka pretenduar se zjarri është shkaktuar nga aktivizimi i metaleve që janë grumbulluar për skrap, si pasojë e reshjeve të shiut që kanë rënë ditët e fundit.

Banorët e zonës, nga ana tjetër thonë se materialet e skrapit në Uzinën e Çelikut në pronësi të kompanisë “KURUM” ishin bërë “mal” prej muajsh dhe nga neglizhenca dhe mos-përpunimi në kohë, tani duhet të vuajnë kontaminimin e ajrit në shëndetin e tyre.