ShowBizzz

‘’Zoti e din se sa gruaja dhunohet e rrihet’’, reagon Mozzik: Shëndeti mendor tek ne është shumë i varfër

Reperi nga Ferizaj, Mozzik, ka reaguar pas vrasjes në Pejë, ku një grua u vra nga bashkëshorti i saj.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Mozzik ka thënë se mungon profesionalizmi i institucioneve përkatëse si dhe vrasjet e tilla janë të pajustifikueshme.

Tutje ai ka thënë edhe se shëndeti mendorë tek ne është shumë i varfër.

Reperi ferizajas, gjithmonë reagon për ngjarje të tilla.

Postimi i plotë:

Nëse raste të tilla si dhuna në familje përfundojnë në institucione me fjalë si ” Të ri bre ju mirrnu vesh se s’ju ka hije kshtu ” A vallai krejtë kemi kësi telashe ” S’ju ka hije bre e keni 1 fmi n’mes” e shumë ledhatime tjera që në disa raste unë mendoj që nuk duhet të bëhen.

“Burrëria” e një mashkulli të mllefosur që nuk po i’a lejon ish bashkëshortja fëmijen e përbashkët me pa e me e marrë …sot vranë popo e vranë një vajzë/grua/nënë . Këtu është mungesa e profesionalizmit të institucioneve përkatëse për kto lamijë . Pa asnjë diskutim që vrasjet në këto situata jan të pa justifikueshme.

Fryma që nëse femra tradhëton

” Duhet me ja dhanë plum n’ballë”

Fryma që po ma nal evladin me pa

“Veq plumi hakesh i del ksaj”

Fryma qe ja nxuna do sms grujes/femnes me njonin ” Ka me i vra te dytë “

Fryma fryma të cilat kërkojnë mekanizma shtetërore të zhdukën nga Republika jonë .

Shëndeti mendor tek ne është shumë i varfër në tërësi pa marrë parasysh që kemi mjek shumë të mirë . Ideja e të biseduarit për këto tema është ende e mbyllur nga dy gjëra : Frika , turpi .

Zoti e din se kumedit sa e sa gruaja dhunohet e rrihet besa edhe në sy të fëmijëve e nuk e dijmë as ne e as askush jashtë shtëpisë tyre .

Andaj shteti të fuqizojë mekanizmat e tyre që një grua / një vajzë / një nënë kur ka këso lloj situata mos ta mendojë 2 her por të vijë direkt te ju .

Faljuni siguri e rehati femrave , faljuni besim .

Zoti bekoftë qdo Grua Nënë që përballet me këto gjëra .

Grave që u vranë në mënyrën më të rënde Zoti i mëshiroftë, e familjarët i forcoftë!

 



ks