Lajme

ZPS-ja: Janë 28 orë incizime përgjatë 9 vizitave, dëshmitarët duhet të deklaronin e të bënin atë që donte Thaçi

Prokurori i Specializuar, Joshua Hafetz ka vazhduar paraqitjen e argumenteve në deklaratat përfundimtare në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke pretenduar se Thaçi u jepte udhëzime të bashkakuzuarve lidhur me dëshmitarët.

Sipas prokurorit, të bashkakuzuarit duhej të vepronin në përputhje me atë që kërkonte Thaçi.

Prokurori Joshua Hafetz ka deklaruar se janë siguruar rreth 28 orë incizime të bisedave të Thaçit, të shpërndara në nëntë vizita të veçanta gjatë një periudhe katërmujore.

“28 orë incizime të z. Thaçi, të shpërndara në nëntë vizita të veçanta në periudhën katërmujore, përfshirë pesë vizita ku Thaçi ka folur me të bashkakuzuarit në këtë çështje gjyqësore”, u shpreh ai.

“Dëshmitarët duhet të thonin e të bënin atë që donte Thaçi. Të gjitha argumentet e mbrojtjes e kanë shmangur realitetin e thjeshtë. Mbrojtja do që kjo gjykatë ta fus kokën në rerë. Por s’mund t’i fshehësh faktet në këtë proces gjyqësor. Por veprimtaria është e incizuar brenda qendrës së paraburgimit”, ka thënë Prokurori i ZPS-së.

 

Të Ngjashme