Nazlie Selimaj, 34 vjeç, donte të kalonte një ditë të këndshme me familjen e saj në pishinën e jashtme të një hoteli të dielën e kaluar.
“Motra ime jeton me familjen e saj atje në rajon dhe ne ishim shumë të lumtur se do të kalonim ditën në pishinë,”- thotë e reja nga Kosova për Blick. Por më pas, pak para orës 17:00, një ngjarje dramatike ka ndodhur në pishinën e mesme. Pak minuta më parë, ajo po shijonte një akullore me burrin e saj dhe djemtë e saj panë një person që po vraponte me djalin në krahë.
Djali ishte pa ndjenja dhe babai i dërrmuar”.
Ajo ka vrapuar menjëherë tek ata, ka marrë fëmijën nga i ati dhe ka dhënë ndihmën e parë. Selimaj, e cila punon si infermiere, e dinte se çfarë po bënte. Me pak masazh zemre dhe frymëmarrje, djali rifitoi vetëdijen.
“Megjithatë isha ende e shqetësuar. Djali ishte shumë i zbehtë dhe gishtat e tij ishin blu,”-tha Selimaj. Kështu ajo qëndroi me familjen derisa erdhi ambulanca. Megjithatë shkoi mirë.