Faqja zyrtare e “Big Brother VIP Kosova” në Instagram ka konfirmuar se Olsa Muhameti do të jetë producente ekzekutive për sezonin e tretë të këtij formati të famshëm televiziv.
Muhameti, e cila është e njohur për përvojën e saj në prodhimin e spektakleve të suksesshme, pritet të sjellë një qasje të re dhe dinamike në edicionin e radhës.
Në postimin në Instagram, thuhet: “Bëhuni gati për një aventurë televizive që do të tejkalojë çdo pritshmëri!” — duke lënë të kuptohet se formati i ri do të jetë plot surpriza dhe zhvillime interesante.
lokimagazine