Pas spekulimeve që qarkulluan në rrjet, u konfirmua zyrtarisht se Salsano Rrapi do të vazhdojë të jetë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”.
Ky lajm u bë publik nga vetë faqja e emisionit, ku postuan një foto të tij duke shuar çdo dyshim.
Me një karrierë 25-vjeçare në skenë, televizion dhe kinematografi, Salsano ka qenë pjesë e “Portokalli” për 18 vite, duke kontribuar si aktor, moderator dhe skenarist.
Këtë sezon, ai do të bashkëprezantojë spektaklin me Nevinën dhe Kiarën, e cila i bashkohet për herë të parë emisionit, duke zëvendësuar Xhemi Shehun.
lokimagazine