ShowBizzz

Zyrtarizohet emri i opinionistit të dytë të BBVK 5, ja kush ulet krah Rudina Dembacajt

Vetëm një ditë përpara nisjes së edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”, produksioni ka zbuluar edhe emrin e opinionistit të dytë që do të jetë pjesë e spektaklit.

Bëhet fjalë për Resul Sinanin, i cili do të ulet në karrigen e opinionistit përkrah aktores dhe moderatores Rudina Dembacaj.

Lajmi është konfirmuar përmes një postimi në faqen zyrtare të “Big Brother VIP Kosova” në Instagram, ku është publikuar fotografia e Sinanit me mbishkrimin: “Resul Sinani, opinionist në Big Brother VIP Kosova 5”.

Ky është emri i dytë i konfirmuar për panelin e opinionistëve, pas Rudina Dembacajt, e cila u prezantua zyrtarisht nga produksioni një ditë më parë.

Dyshja do të komentojë lojën, strategjitë dhe marrëdhëniet mes banorëve gjatë spektakleve të drejtpërdrejta, duke sjellë këndvështrimet e tyre për zhvillimet brenda shtëpisë.

Të Ngjashme