Në fillim mund të duket një person simpatik dhe tërheqës, i cili gjithmonë di të thotë fjalët e duhura, por kjo sjellje ndonjëherë fsheh qëllimin për të shfrytëzuar tjetrin për intimitet apo përfitime personale.
Persona të tillë nxitojnë të abuzojnë me besimin e partneres, por zhduken sapo vjen momenti kur kërkohet mbështetje ose reciprocitet. Me kalimin e kohës, bëhet e qartë se marrëdhënia nuk është ndërtuar mbi ndjenja të sinqerta, por mbi interesa të njëanshme.
Këtu janë disa shenja që sugjerojnë se një burrë mund të mos kujdeset vërtet për partneren e tij.
Ai pret nga ju të paguani gjithçka
Premtimet për të kthyer paratë e huazuara shndërrohen në justifikime – si pretendimet se ai është ende në vështirësi financiare, ose akuza se partnerja e tij është dorështrënguar. Kjo sjellje mund të tregojë një abuzim të qëllimshëm me besimin, ku njëri person fillon gradualisht të jetojë në kurriz të tjetrit.
Kjo nuk do të thotë se një burrë duhet të paguajë për çdo takim; megjithatë, një marrëdhënie duhet të bazohet në reciprocitet dhe respekt të ndërsjellë. Sipas një sondazhi nga “NerdWallet”, 78% e burrave nuk e kanë problem të paguajnë për një takim.
Individët që i shfrytëzojnë financiarisht partneret e tyre shpesh bëjnë çmos për të siguruar që kjo mbështetje të vazhdojë, duke përdorur ndonjëherë manipulim emocional për të arritur qëllimet e tyre. Kur partnerja refuzon të jep para ose të pranojë ndonjë kërkesë, ata mund të reagojnë me fyerje, heshtje ndëshkuese, kërcënime ose sjellje pasivo-agresive, për ta detyruar atë të dorëzohet.
Veprime të tilla janë një sinjal serioz alarmi, që tregon se marrëdhënia është e pashëndetshme dhe se duhen vendosur kufij të qartë.
Ju akuzon se jeni e paarsyeshme, madje edhe për kërkesat më të vogla
Kjo është një shenjë e një dinamike të pashëndetshme në marrëdhënie. Nëse ju duhet t’i luteni, ta bindni me ngulm dhe ta shtyni atë të jetë pranë jush kur keni nevojë, atëherë duhet ta lini dhe të ndërprisni çdo kontakt me të. Pse duhet ta ndihmosh, nëse ai nuk është i gatshëm të bëjë të njëjtën gjë për ty?
Tregohet aq simpatik sa është e vështirë t’i thuash “jo”
Burrat që shfrytëzojnë gratë për para, seks apo status, shpesh e përdorin hijeshinë e tyre me mjeshtëri. Ata e dinë se është më e lehtë të marrin atë që duan nëse e magjepsin tjetrën dhe fitojnë besimin e saj.
Ju bën të “dëshmoni veten” për të fituar vëmendjen e tij
Shumë burra që shfrytëzojnë gratë, kënaqen kur ato i ndjekin, u luten për vëmendje dhe përpiqen t’i kënaqin në çdo mënyrë të mundshme. Mos u gaboni: kjo sjellje është një formë abuzimi.
Shkel kufijtë tuaj dhe kërkon përjashtime
Një marrëdhënie e shëndetshme ndërtohet mbi respektin për kufijtë. Nëse ai ankohet për rregullat e tua ose përpiqet vazhdimisht të të bindë t’i shpërfillësh ato, largohu. Në rastin më të mirë, një burrë i tillë po tregon mungesë respekti dhe thjesht po përpiqet të të shfrytëzojë. Në rastin më të keq, ai është një abuzues që pret momentin e duhur për të të lënë në një pozicion të pambrojtur. Ai sillet sikur i takon gjithçka.
A të duket sikur ai mendon se të tjerët i kanë borxh favore, thjesht sepse ai ekziston? Bindja se dikush të ka borxh diçka dhe prirja për të shfrytëzuar të tjerët, shpesh shkojnë dorë për dore.
Merr gjëra pa pyetur
Kur e përball me këtë, ai e justifikon duke thënë se “mendoi që nuk do të të pengonte”. Jo—ai e dinte shumë mirë që ‘do’ të të pengonte. Thjesht nuk i interesonte dhe mendoi se është më e lehtë të kërkosh falje sesa leje.
Ai ka një histori marrëdhëniesh të këqija me gratë
Nuk ka rëndësi nëse i përdor ato për seks apo për para. Njerëzit që shfrytëzojnë të tjerët, do ta bëjnë këtë me këdo që i lejon. Kjo ndodh sepse një person i tillë — pavarësisht se sa shumë i jep — gjithmonë kërkon më shumë.
Refuzon të angazhohet seriozisht dhe gjen justifikime
Përveç rasteve kur është me ty për paratë ose për ndonjë trashëgimi, shumica e burrave që kërkojnë të shfrytëzojnë një grua, nuk do të duan të angazhohen seriozisht. Angazhimi nënkupton heqjen dorë nga diçka, dhe ata që shfrytëzojnë të tjerët duan të gjitha përfitimet e një marrëdhënieje pa asnjë përgjegjësi.
Ai të lë të kuptosh se je e zëvendësueshme
Ai e bën të qartë se nëse nuk i jep atë që dëshiron, dikush tjetër do ta bëjë. Të dëgjosh diçka të tillë është e dhimbshme në shumë nivele. Çdo burrë që do të thoshte ose edhe do të linte të kuptohej një gjë e tillë nuk ia vlen kohës tënde.
Kur bëhet e qartë se një marrëdhënie bazohet në shfrytëzim dhe jo në ndjenja dhe respekt të ndërsjellë, është e rëndësishme të njohësh momentin për t’u larguar. Vendosja e kufijve dhe përfundimi i një marrëdhënieje të tillë janë hapat e parë drejt lidhjeve më të shëndetshme.
