Lajme

2 ditë para protestës së paralajmëruar, hiqet pas dy dekadash gardhi i Gjirit të Kakomesë (Video)

Në plazhin e Gjirit të Kakomesë ishte vendosur prej kohësh një portë, që ndalonte hyrjen e qytetarëve në këtë zonë të lakmuar bregdetare.

Por 2 ditë para protestës që ishte paralajmëruar për heqjen e kësaj porte dhe për ‘çlirimin’ e Plazhit të Kakomesë, porta metalike është hequr.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, porta metalike është hequr me një mjet vinç, sëbashku me gardhin me tela që ishte vendosur rreth portës.

Kompania “Riviera” zotëron pronën në Kakome prej rreth 18 vitesh, pasi e ka marrë me qira nga shteti shqiptar në kohën e qeverisë së Sali Berishës për 99-vite (në një proces shumë të diskutueshëm).

Ndërkohë raportohet (e pakonfirmuar) se ka qenë Bashkia e Himarës që i ka hequr ditën e sotme portën metalike dhe telat e vendosur në hyrje të plazhit në Gjirin e Kakomesë.

Të Ngjashme