Lajme

“Rrehe gruan veç trupit, jo fytyrës, që të mos vërehet”/ Rrëfimi tronditës i gruas, ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit

Gruaja N.N. që ish-bashkëshorti i vrau dy vëllezërit një vit më parë, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ”Debat Plus”, ka treguar për ngjarjen dhe përjetimet që ajo i ka përjetuar edhe pas këtij rasti makabër.

Intervista është zhvilluar në Gjakovë, në shtëpinë e viktimës së dhunës, e cila për herë të parë ka vendosur të rrëfejë dhunën, kërcënimet, si dhe për kërkesat e saj për institucionet për drejtësi.

Ajo ka treguar se për 20 vite që kishte kaluar me ish-bashkëshortin në martesë, gjithnjë kishte pasur dhunë, duke shtuar se vjehërria, përkatësisht vjehërri, e shtynte djalin (ish-bashkëshortin) të ushtronte dhunë ndaj saj.

“Plus edhe vjehrra ka pas dhunë prej burrit të vet, familjarisht… Kur e shtike vjehrri me m’rrehë mua, ia bëjke: rrehe gruan kah s’shihet hiq, fytyrës jo, veç trupit ku s’i shihen qivitat…”, ka rrëfyer ajo.

“Çdo aksham, këtu s’ka pas tjetër sen përveç dhunë, fëmijën i rrehshin, gratë. Si vishin burrat prej pune, menjëherë vjehrri i shtike djemtë se gratë e juve po bëjnë zhurmë, fëmija, rrehni gratë…”, ka thënë ajo.

Të Ngjashme