Pritje të gjata janë raportuar mëngjesin e sotëm në disa pika kufitare të Kosovës, veçanërisht në dalje të vendit.
Sipas të dhënave të fundit, në Merdarë qytetarët po presin deri në dy orë, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në rreth 1.2 kilometra.
Pritje prej rreth 30 minutash ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku kolona është afërsisht 250 metra.
Në Jarinjë, koha e pritjes për dalje nga Kosova është nga 10 deri në 15 minuta, me kolonë rreth 100 metra.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare, qarkullimi është më i shpejtë, me pritje për automjete kryesisht nga 3 deri në 5 minuta./teve1.info/
