Lajme

Kush është drejtuesi i lartë i PS-së që i kërkoi punësimin e djalit? Dash Sula nxjerr live MESAZHIN që i dërgoi Ramës

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka folur këtë të premte në Top News për rastet e ndërhyrjeve për punësime nepotike, duke treguar edhe një rast ku një drejtues i lartë i Partisë Socialiste i kishte kërkuar të punësonte djalin e tij në një pozicion drejtues.

Sula tha se, për këtë rast, kishte vënë në dijeni kryeministrin Edi Rama, të cilit i kishte dërguar një mesazh për situatën. Gjatë intervistës, ai publikoi edhe përgjigjen audio që mori nga kreu i qeverisë.

Në mesazhin e tij, Rama dëgjohet duke i thënë Sulës të mos u kushtojë vëmendje kërkesave të tilla. Sula u shpreh se kryeministri ka mbajtur gjithmonë një qëndrim parimor kundër punësimeve nepotike.

“Jo po djali i këtij, jo po djali i atij. Ça janë këto muhabete? Mos i dëgjo fare”, dëgjohet të thotë Rama në mesazhin drejtuar Sulës.

Të Ngjashme