Ambasada e Hungarisë në Prishtinë ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se kryeqyteti është ndriçuar me ngjyrat kuq, bardh e gjelbër, në shenjë nderimi për 70-vjetorin e Revolucionit hungarez të vitit 1956.
Në postimin e saj, Ambasada ka falënderuar Dukagjini Group për mundësimin e këtij ndriçimi simbolik, që shënon përvjetorin e një ngjarjeje të rëndësishme në historinë e Hungarisë.
Postim i plotë:
Prishtina u vesh me ngjyrat kuq, bardh e gjelbër, në nderim të 70-vjetorit të Revolucionit të vitit 1956.
Falënderojmë Dukagjini Group që mundësoi këtë ndriçim!
Pristina was illuminated in red, white and green to commemorate the 70th anniversary of the 1956 Revolution.
Huge thanks to Dukagjini Group for making this display possible!
