Gjatë muajit prill, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 254 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve që janë kapur duke përdorur telefonin gjatë vozitjes.
Autoritetet policore apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të përqendruar maksimalisht gjatë drejtimit të automjetit dhe të shmangin çdo veprim që mund të ndikojë në vëmendjen e tyre, përfshirë përdorimin e telefonit.
Qytetarët që vërejnë shkelje të rregullave të trafikut mund t’i raportojnë ato në mënyrat e mëposhtme:
– Në stacionin më të afërt policor
– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406
