Sot, më 5 shtator, shënohet Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, një datë që lidhet me përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës.
Kanë kaluar 29 vjet nga 5 shtatori i vitit 1997, kur Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, ndërroi jetë në Kalkuta të Indisë.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e caktoi 5 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë në vitin 2012. Data u zgjodh për të përkuar me përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës.
Kjo ditë synon të nxisë bamirësinë, solidaritetin dhe ndihmën për njerëzit në nevojë, përmes vullnetarizmit dhe kontributit të individëve e organizatave.
Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910 në Shkup dhe për dekada u angazhua në ndihmë të njerëzve të varfër, të sëmurë dhe në nevojë. Për veprimtarinë e saj humanitare, ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979.
Në vitin 2003, ajo u shpall e bekuar nga Kisha Katolike, ndërsa në vitin 2016 Papa Françesku e shpalli shenjtore, sipas traditës së Kishës Katolike.
