Dizajnerja e njohur e modës, Vera Wang, e cila në qershor mbushi 77 vjeç, u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve CFDA në New York me një veshje të zezë që zbulonte barkun.
Paraqitja e saj në tapetin e kuq edhe një herë tërhoqi vëmendjen dhe nxiti komente për pamjen rinore.
Ceremonia e Këshillit të Dizajnerëve të Modës në Amerikë (CFDA), e cilësuar shpesh si “Oscari i modës”, u mbajt të hënën mbrëma në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore në Manhattan.
Wang pozoi para fotografëve e buzëqeshur dhe e relaksuar, e veshur me një bluzë të shkurtër pa rripa, një fund të gjatë dhe një xhaketë lëkure të vendosur mbi supe.
Ajo e kompletoi dukjen me një çantë të artë në formë lulesh, teksa flokët e gjatë të errët i mbante të lëshuara.
Dizajnerja prej vitesh shfaqet në tapetin e kuq me veshje që nxjerrin në pah barkun dhe shpatullat, ndonëse çdo dalje publike e saj rikthen diskutimet për pamjen që duket shumë më e re se mosha e saj.

Vera Wang ka lindur në vitin 1949 në New York.
Para se t’i përkushtohej dizajnit të modës, punoi si redaktore në revistën Vogue.
Vera Wang has arrived to the 2026 CFDA Awards at The Museum of Natural History. 🖤 https://t.co/g9ZsoRB5iA
— Page Six (@PageSix) November 2, 2026
