2Ton është një nga reperët e njohur kosovarë, me një numër të madh bashkëpunimesh me këngëtarë të ndryshëm. Ai vazhdon të jetë aktiv në muzikë, por herë pas here ndan edhe momente nga përditshmëria e tij.
Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi gjatë stërvitjeve në oborrin e shtëpisë.
Si rrallëherë, ai është shfaqur pa bluzë në pjesën e sipërme të trupit, duke treguar rezultatet e ushtrimeve.
Në fotografi, 2Ton duket në formë shumë të mirë fizike dhe duket se i kushton kohë të rregullt stërvitjeve, shkruan “Kosovarja”.
