Tre aksidente të ndryshme në pak orë u shënuan në disa qytete të Shqipërisë. Në Korçë, një automjet përplasi karrocën ku ndodhej një foshnjë vetëm një vjeç e gjysmë. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit transportoi në spital fëmijën, i cili sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.
Në Durrës, një kamion përplasi aksidentalisht një 62-vjeçar nga Kosova duke e lënë të vdekur në vend. 62-vjeçari, drejtues i një kamioni tjetër, po lëvizte në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e mjetit të tij për t’iu nënshtruar kontrollit në skaner, kur është përplasur nga kamioni.
NEWS Si do të jetë moti në fundjavë?/ Ja çfarë paralajmëron meteorologët: Kujdes, priten reshje të dendura…Ndërkohë, në aksin rrugor nacional Pushimi i shoferit-Fier Shegan, dy mjete janë përplasur në dalje të fshatit Rrupaj duke shkaktuar plagosjen e tre personave. Mjeti me targa greke tentoi të parakalonte mjetin me targa italiane.
Manovra e gabuar e parakalimit bëri që mjeti me targa italiane të përfundojë në kanal.
Tre personat që udhëtonin në të, dy bashkëshortët dhe djali i tyre i rritur u transportuan me urgjencë në spitalin e Lushnjës nga dy ambulanca. Ky aks rrugor nacional është tepër i ngushtë për volumin e trafikut që përballon dhe shpeshherë ka aksidente të tilla.
NEWS Del lista e plotë zyrtare e 13 shteteve që janë prekur nga Hantavirusi
