Lajme

Policia njofton zyrtarisht arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e rëndë të ndodhur më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ku mbeti e vrarë Arlinda Zekaj.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është arrestuar në Deçan, sonte rreth orës 23:40, pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e ofruar në lokalizimin e të dyshuarit.

Ndërkaq, për veprimet e mëtejshme procedurale, Policia ka bërë të ditur se do të veprojë në koordinim me organet kompetente të drejtësisë.

Të Ngjashme