Flori Muka 49 vjeç rezulton i humbur për rreth tre muaj. Familjarë e tij kërkojnë ndihmë nga policia dhe qytetarët.
Muka shkonte herë pas here në Greqi për punë sezonale.
Sipas motres së tij, Dallëndyshe Muça, Flori Muka ka hyrë në territorin shqiptar nga Greqia më datë 18 nëntor dhe që prej asaj kohe familjarët nuk kanë kontakt me të.
Dallëndyshe Muço, e motra e 49-vjeçrit thotë për Report Tv se i vëllai pasi kthehej nga puna nga Greqia qëndronte shpesh në shtëpinë e saj. Ajo rrëfen se herën e fundit që ka qëndruar ka pasur një debat me të vëllanë.
E motra e bëri denoncimin për zhdukjen e të vëllait me datë 11 shkurt, ndërkohë sipas verifikimeve rezulton se 49-vjeçari Flori Muka ka hyrë në Shqipëri, nga Greqia, më 18 nëntor 2023.
Informacionin e fundit që ajo di për të vëllanë është se ai i ka thënë motrës tjetër që do shkojë në Sarandë të punojë me grumbullimin e mandarinave, më pas nuk kanë pasur asnjë kontakt tjetër me të që prej 3 muajsh dhe kështu kanë bërë edhe kallëzimin në polici.
“Unë dyshoj se mos ka krijuar lidhje me ndonjë atje (femër) dhe nuk do të flasë me ne ose dyshimi tjetër joni është se kur kishte tërhequr lekët kishte qenë i shoqëruar me 2 persona. Pronari kishte thënë që me ata persona që ishte shoqëruar nuk ishin të mirë, ndoshta i ka gjetur rrugës kur ka kaluar kufirin. Unë them për këta të dy, kam dyshime po edhe për 50 mijë që ka tërhequr ai ta vrasin? Nuk e di. Ne këtu dyshojmë telefoni përse nuk gjendet? Ne e kemi bërë denoncimin 3 muaj me vonesë se vëllai është larguar edhe njëherë nga banesa dhe thamë hë se do vijë por tani jemi në merak. Ne kemi bërë dy denoncime edhe djali i motrës edhe unë. U stepëm se patëm një debat me vëllain dhe tha nuk dua të flas me njeri do ju bëj block të gjithëve, ai vinte qëndronte këtu te unë me javë por kishte dhe qejf pijen për këtë u zumë”, ka thënë motra e 48-vjeçarit.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo