Kur kaloni një ndarje, është e natyrshme të mbështeteni te miqtë për një ndihmë apo një fjalë të mirë. Ju do ndjeni nevojën e tij/saj në çdo moment të ditës, por me gjasë që do t’u kërkoni miqve apo familjarëve që t’i bllokojnë ata në rrjetet sociale në mënyrë që të shkëpusni çdo raport me ta.
Por, në kundërshtim me këtë linjë dalin të lindurit e tri shenjave që pavarësisht se ju mund të jeni ndarë me ish-in tuaj, ata mund të nisin nisin një romancë me ta. Ata nuk e shohin si të çuditshme qasjen për të takuar apo për të nisur një romancë me ish-të dashurin/dashurën tuaj. Sepse, gjërat thjesht ndodhin për një arsye!
Binjakët
Binjakët flirtues mund të bien në dashuri me këdo, përfshirë edhe ish-in e një miku/mikeje. Edhe nëse keni qenë me partnerin/en tuaj për vite me radhë, ka një shans që ai/ajo të ketë pasur ndjenja për të gjatë gjithë kohës. Binjakët janë gjithashtu super kuriozë, që do të thotë se kanë shumë dëshirë për jetën. Nëse ata mund të shkojnë në një takim me ish-in tuaj apo edhe të kenë edhe një lidhje dashurie të fshehtë, ata do ta bëjnë këtë jo për hakmarrje, por sepse kështu ndihen. Sigurisht Binjakët përfaqësohen nga dy anë të medaljes, prandaj janë Binjakë! Ndërsa njëra palë po ju ndihmon të kapërceni ndarjen, gjysma tjetër mund të jetë e zënë duke u dashuruar me ish-in tuaj.
Luani
Ndërsa Luani është një mik në shumë mënyra, kjo shenjë Zjarri është e gatshme t’i rrezikojë të gjitha, sidomos kur në mes ka dashuri dhe ndjenja. Luanët udhëhiqen nga pasioni, kështu që ata shpesh vendosin dëshirat dhe nevojat e tyre përpara të tjerëve. Nëse ata kanë diçka për ish-in tuaj, dijeni që nuk do të stepen për të dhënë këshilla apo vlerësime për situatën. Ata mund të pyesin nëse ish-i juaj po del me dikë të ri apo nëse ju të dy u ndatë mirë dhe kur të sigurohen që gjërat janë në vendin e duhur, nuk e kanë aspak problem që të nisin një romancë të re me ish-in tuaj.
Ujori
Ju duhet ta doni mënyrën se si Ujorët jetojnë në botën e tyre të vogël. Nëse kaloni një ndarje, miku/ja juaj Ujor do të jetë pranë jush gjatë gjithë kësaj, por më pas ata do të harrojnë gjërat për të cilat ju jeni ankuar. Në fakt, kjo shenjë Ajri mund të gjejë diçka për të dashuruar tek ish-i juaj. Ujorët janë njëherësh shumë të përmbajtur, kështu që ka shumë mundësi që shoku/shoqja juaj të harrojë me kë keni dalë, të takojë ish-in tuaj në Tinder dhe të fillojë një histori dashurie pasionante, pa e vrarë mendjen nëse ju jeni lënduar apo jo nga kjo ndarje. Në fund, ata duan të marrin gjithçka nga jeta dhe në mënyrën e tyre, edhe nëse kjo do të përkthehej në një prishje miqësie.