Lajme

Haziri: Protesta nuk është për parti politike

Në fjalimin e tij sonte, një prej organizatorëve, Çlirim Haziri  theksoi se protesta në mbështetje të UÇK-së ka hyrë në javën e dytë dhe se pjesëmarrësit nuk janë lodhur dhe nuk do të tërhiqen.

Ai e lidhi protestën me 28-vjetorin e rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, duke thënë se shtatë ditë protestë janë pak përballë sakrificës së dëshmorëve.

Ai ka thënë se protesta nuk është për parti politike, por për një kauzë dhe kundërshtim të asaj që protestuesit e konsiderojnë përpjekje për njollosjen e luftës së UÇK-së.

Haziri përmendi edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të dorëzuar në Kuvend, duke kërkuar përgjigje nga institucionet.

Të Ngjashme