Lajme

3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

Adelina Greca (‘Topografja’) firmos çdo projekt që piketon Rama; Elira Kokona drejton Korporatën e Investimeve për të transferuar tokat e objektet shtetërore; Lorena Goxhobelli në Kadastër i jep vulën përfundimtare grabitjes. 3 ‘zonjat e zeza’ janë i gjithë zinxhiri i legalizimit të pastrimit të parave në Shqipëri…

Pjesa e dukshme e grabitjes së tokave shtetërore dhe pastrimit të parave të drogës e korrupsionit nga mafia e ndërtimit janë kullat, hotelet, komplekset me pallate, vila, fermat dhe impiantet fotovoltaikë, të miratuara me vendime të personalizuara nga kryeministri Edi Rama.

Ndërsa pjesa e padukshme e këtij rrjeti mafioz, që zbaton aferat e grabitjes së tokave dhe certifikimin e lejeve të ndërtimit, është një “bandë” me e “zonja të zeza” në piramidën e qeverisë, të cilat janë emëruar në krye të agjencive shtetërore.

ADELINA GRECA, Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit; e emëruar në këtë detyrë në dhjetor 2013; ish-Shefe e Planifikimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës deri në muajin korrik 2011, kur kryetar ishte Edi Rama.

See also  ‘Ia bëra me dorë policisë, por nuk ndaloi’/ Përmbytjet në Vlorë, banori: Nuk më ka pyetur njeri a jam gjallë apo i vdekur?Detyra e saj është të bëjë dhe zbatojë planifikimin urban të territorit sipas planeve rregulluese të qyteteve, zonave rurale dhe vijës bregdetare, por prej 13 vitesh ajo bën planifikime të territorit, duke falsifikuar hartat sipas planeve të mafies së grabitjes së tokave dhe ndërtimit.

Sipas ligjit, ajo duhet të miratojë dhe kontrollojë përputhshmërinë ligjore e urbanistike për zhvillimin e çdo metri katror tokë, bregdet, pyll e truall që jepet për ndërtime, por ajo firmos çdo projekt në zonë të territorit që piketon e urdhëron Edi Rama, prandaj quhet “Topografja” e tij.

ELIRA KOKONA, Drejtoreshë e Korporatës së Investimeve Shqiptare, e emëruar më datë 16 tetor 2023, me ndikim të Ëngjëll Agaçit, i cili përveçse e kishte punonjëse në zyrën e tij avokatore, e emëroi Sekretare të Përgjithshme të Ministrisë së Kulturës, Sekretare të Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë dhe Zv/Sekretare të Përgjithshme të Kryeministrisë.

Korporata e Investimeve Shqiptare u krijua qëllimisht në muajin korrik 2020 nga Edi Rama, për të grabitur tokat, trojet, parqet natyrore dhe objektet shtetërore për biznese ndërtimesh private, nëpërmjet transferimit te kjo korporatë.

See also  EPIKE/ Shkodrani lë qeset me mbeturina pranë koshave, policia e “detyron” të kthehet për të “korrigjuar” gabimin!Po nëpërmjet kësaj korporate, Edi Rama sajon dhe miraton projekte për kulla, resorte, hotele, si p.sh., hapësirat rreth stadiumeve, Pallati i Kongreseve, Kadastra e Tiranës, Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Shtëpia e Fëmijëve në Tiranë, toka për gjoja “Durana Tech Park” në Xhafzotaj etj.

Elira Kokona u përzgjodh si më e përshtatshmja dhe më e besuara për të firmosur grabitjet e tokave, trojeve, objekteve shtetërore dhe miratimin e projekteve për ndërtime private.

LORENA GOXHOBELLI, Drejtoresha e Kadastrës, e emëruar më 31 korrik 2024, si mikeshë e Niko Peleshit, i cili e kishte këshilltare në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Të gjitha punët e pista me tokat, trojet, parqet natyrore e objektet shtetërore, që bëjnë 3 “zonjat e zeza” – Adelina Greca, Elira Kokona në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit dhe Korporatën e Investimeve Shqiptare, finalizohen nga “zonja e zezë” Lorena Goxhobelli, me certifikata pronësie në Kadastër./Pamfleti

Të Ngjashme