LifeStyle

Dua Lipa fiton betejën ligjore, ndërsa pasuria e saj arrin shifra marramendëse

Me një pasuri që vlerësohet rreth 150 milionë paund, Dua Lipa, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare , ka fituar së fundmi një betejë me rëndësi ligjore. 
 

Këngëtarja 31-vjeçare ka fituar betejën ligjore kundër një tregtari nga Hong Kongu, i cili shiste produkte të paautorizuara duke përdorur emrin e saj.

Ai reklamonte dhe shiste në internet produkte me emrin ‘Dua Lipa’, përmes një biznesi të palicencuar që përfshinte veshje, çanta.

Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) vendosi që domeni ‘dualipa-asiastore.com’ po përdorej në mënyrë abuzive dhe me keqbesim, duke urdhëruar kalimin e menjëhershëm të tij në pronësi të kompanisë së këngëtares. Domeni ishte regjistruar nga një person i quajtur Gary.

Suksesi ligjor shoqërohet edhe me të ardhura marramendëse financiare. Dokumentet e fundit të kompanisë së saj,”Radical22 Ltd”, të cilën e menaxhon së bashku me babanë e saj, Dukagjin Lipa, tregojnë se këngëtarja ka fituar mesatarisht 64,000 funte në ditë gjatë vitit të kaluar. Në total, të ardhurat e saj nga muzika, të drejtat e autorit, turnetë dhe produktet arritën në 23.4 miliona funte, ndërsa vetë kompania vlerësohet tani në 73 miliona funte.

Më herët, Daily Mail raportoi se këngëtarja përfitoi gjithsej 23.4 milionë paund nga kompania e saj mediatike, Radical22 Ltd, të ardhura që përfshijnë muzikën, të drejtat e autorit, koncertet dhe shitjen e produkteve promocionale.

Kompania Radical22, të cilën ajo e themeloi në vitin 2014 së bashku me babanë dhe menaxherin e saj, Dukagjin Lipa, 57 vjeç, vlerësohet në 73 milionë paund.

Ndërkohë, sipas bilanceve të depozituara në regjistrin britanik të kompanive, një tjetër biznes i këngëtares, Radical22 Live, që administron financat e turneve të saj, regjistroi një fitim neto prej 6.2 milionë paundësh në vitin 2025.

Turneu i saj botëror me 81 koncerte, ‘Radical Optimism Tour’, gjeneroi vetëm gjatë vitit të kaluar të ardhura bruto prej 162 milionë paundësh.

Së fundmi, Dua Lipa ka folur edhe për ditën e saj të madhe, duke treguar se gjatë dasmës prej 1.5 milionë paundësh me bashkëshortin Callum Turner, ata “nuk e humbën asnjëherë njëri-tjetrin nga sytë”.

Çifti u martua fillimisht në një ceremoni civile në Bashkinë e Marylebone në muajin maj, ku të pranishëm ishin vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë. Një javë më vonë, ata udhëtuan drejt Italisë për të organizuar ceremoninë madhështore të dasmës.

Mes të ftuarve VIP ishin Charli XCX, aktori Joe Alëyn, Mark Ronson dhe Donatella Versace, shkruan Daily Mail.

Të Ngjashme