Qeveria ka hapur 300 kuota të reja për kredi të buta, duke u dhënë mundësi punonjësve të administratës publike të blejnë banesën e tyre me kushte të lehtësuara financimi.
Nga kjo skemë mund të përfitojnë mësuesit, punonjësit e Policisë së Shtetit, mjekët, infermierët, ushtarakët, si edhe punonjësit e Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të tyre të varësisë. Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet përmes një sistemi pikëzimi, i cili do të vlerësojë situatën e secilit aplikant.
Pikëzimi do të bazohet në disa kritere, mes tyre kushtet e strehimit, gjendja ekonomike, familjare dhe sociale, si edhe statusi i punësimit. Prioritet do t’u jepet punonjësve që nuk kanë banesë në pronësi ose që jetojnë në kushte të mbipopulluara.
See also Lëvizje e bujshme/ Emërohet drejtoresha e përgjithshme e INSTAT-it (Emri)Për të përfituar nga programi, aplikantët duhet të plotësojnë edhe disa kushte të tjera ligjore. Ata duhet të vërtetojnë se nuk zotërojnë banesë në territorin e Republikës së Shqipërisë, nuk kanë pasuri në proces legalizimi dhe të përmbushin kriteret e përcaktuara për nivelin e të ardhurave. Aplikimet do të kryhen në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania, ku kandidatët do të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për shqyrtim.
See also “Kupola termike” përfshin Europën/ Temperatura deri në 40°C, alarm në disa shteteProgrami i kredive të buta synon të lehtësojë aksesin në strehim për punonjësit e sektorit publik, në një kohë kur rritja e çmimeve të banesave dhe kostove të jetesës ka vështirësuar blerjen e një shtëpie për shumë familje.
Përfituesit do të kenë mundësinë të marrin financim me interesa të subvencionuara nga shteti, duke ulur ndjeshëm koston e kredisë për blerjen e banesës së parë.
