Lajme

35- vjeçari bie nga pema, pëson fraktura të shumta

Një 35 vjeçar, banor i lagjes ‘1 Maj’ në Fier, është dëmtuar gjatë punës në banesën e tij, teksa po krasiste degët e një peme.
Sipas burimeve paraprake nga vendi i ngjarjes, A. S. ka qenë duke punuar në një lartësi prej rreth 6 metrash, kur dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë.

Pas incidentit, familjarët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kanë transportuar me mjet privat drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr trajtim mjekësor.
35-vjeçari ka pësuar fraktura të shumta, ndërsa aktualisht raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Të Ngjashme