Lajme

Hamza: Do ta vizitojë edhe familjen e Rexhep Selimit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për vizitat që ka zhvilluar te familjet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Hamza ka vizituar familjet e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi.

Duke folur për familjen e ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimi, Hamza ka bërë të ditur se edhe me ta ka komunikuar dhe se pret që të takohen në një moment kur familja të ketë mundësi.

“Edhe familjes së z. Selimi i kam shkruar dhe besoj se, kurdo që ata të jenë në mundësi, do të takohemi!”, ka thënë Hamza.

Të Ngjashme