4 ushqimet që nuk duhet t’ua jepni fëmijëve tuaj

Ushqimi i duhur dhe i ekuilibruar është çelësi i shëndetit dhe zhvillimit të fëmijës.

Ju mund të keni dëgjuar tashmë për ‘superushqimet’ e bebeve si patatja e ëmbël ose manaferrat. Megjithatë, ka edhe disa ushqime që jo vetëm që nuk kontribuojnë në zhvillimin e fëmijës, por përkundrazi bëjnë dëm. Le të shohim se cilat janë ato:

Mish i përpunuar

Mishi i përpunuar është i pasur me nitrate dhe është shoqëruar me një rrezik të shtuar të kancerit të zorrës së trashë në të ardhmen.

Lëngjet e frutave

Loading poll ...

Frutat mund të jenë të mira për shëndetin e tij, por duhet të ketë moderim. Sipas mjekëve pediatër, një fëmijë nuk duhet të konsumojë më shumë se 120 ml lëng në ditë. Kjo sepse nga njëra anë sasia e madhe e lëngut mund të shkaktojë diarre, nga ana tjetër sepse mund të shkaktojë shtim në peshë.

Pije te lehta

Pijet e gazuara kanë zero vlerë ushqyese. Një kanaçe me sodë përmban 7 lugë sheqer dhe është e barabartë me tre tasa me akullore.

Ushqimet që mund të shkaktojnë mbytje

Ushqime të tilla janë kokoshkat, arrat apo karamele.


Related Articles

Back to top button