LifeStyle

Kinema – Zgjidhet aktori që do të intepretojë James Bond, ja kush do jetë agjenti i ri 007

Robert Pattinson do të jetë aktori i ri që do të interpretojë James Bond.

Në një deklaratë, aktori 40-vjeçar britanik u shpreh: “Të thuash se ky rol është një ëndërr e bërë realitet, është pak”.

“James Bond është një nga personazhet më legjendarë në historinë e kinemasë dhe të më besohet mua roli i agjentit 007 është nderi i jetës sime.

Jam thellësisht mirënjohës ndaj Denis, Amy, David, Tanya dhe të gjithë ekipit të Amazon MGM Studios për besimin që kanë te unë’ shtoi më tej.

Pattinson do të jetë aktori i shtatë që interpreton agjentin 007 në serinë zyrtare të filmave për James Bond.

Skenari i filmit të ri po shkruhet nga Steven Knight, krijuesi i serialit Peaky Blinders, ndërsa regjinë pritet ta marrë Denis Villeneuve. Ende nuk është bërë e ditur data e publikimit.

Në maj, Amazon MGM Studios njoftoi se kishte nisur procesi i përzgjedhjes së aktorit për rolin e Bond, pasi mori kontrollin e ekskluzivitetit të filmave të agjentit 007, shkruan BBC.

Image

Të Ngjashme