Ish-banorja e “BBVK”, Alby The Goat, sot feston ditëlindjen.
Në fotografinë e publikuar në Instagram, ajo shfaqet duke pozuar me tortën e ditëlindjes, të zbukuruar me krem dhe detaje shumëngjyrëshe, teksa fryn qirinjtë.
Krahas fotografisë, Alby ka shkruar: “Grateful for another year” (Mirënjohëse për një tjetër vit).

Postimi është shoqëruar me urime të shumta nga miqtë, të afërmit dhe ndjekësit, të cilët i kanë përcjellë asaj mesazhe të përzemërta me rastin e ditëlindjes.
