Lajme

58 seanca dhe 4 vota, Kollçaku: Tani pretendojnë të flasin për përgjegjësi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka shkruar në Facebook lidhur me zhvillimet politike dhe bllokimin e punës së Kuvendit.

Në reagimin e saj, Kollçaku ka akuzuar kundërshtarët politikë se kanë bllokuar funksionimin e Kuvendit dhe të institucioneve, duke theksuar se kjo situatë ka çuar vendin drejt zgjedhjeve.

Postim i plotë:

A kanë të drejtë të flasin?

Na mbajtën peng për 58 seanca, për vetëm 4 vota.

Bllokuan punën e Kuvendit, paralizuan institucionet dhe e çuan Kosovën në zgjedhje.

Dhe tani pretendojnë të flasin për përgjegjësi politike?

Të Ngjashme