LifeStyle

‘7 javë pa kontakt me vajzat’/ influencerja rrëfen periudhën e vështirë në reality shoun

 

Influencerja kroate, Ella Dvornik, ka treguar përvojën e saj gjatë pjesëmarrjes në reality shoun ‘Asia Express’.

Gjatë xhirimeve, ajo kaloi rreth shtatë javë pa asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me vajzat e saj, Balie dhe Lumi.

Pjesëmarrësit nuk lejoheshin të përdornin telefonat dhe nuk kishin mundësi të komunikonin me familjarët apo me botën jashtë spektaklit.

Për të mësuar nëse vajzat ishin mirë, Ella kërkonte herë pas here nga produksioni që të kontaktonte nënën e saj.

Në këtë mënyrë, ajo merrte informacion për gjendjen e fëmijëve. Ella tha se shqetësimi i saj më i madh ishte fakti që vajzat mund të mos e kuptonin pse ajo nuk mund t’i telefononte.

Të Ngjashme