Lajme

71-vjeçarja humb jetën pasi ra në një bunar në Koshare të Ferizajt

Një grua 71-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë në një bunar në fshatin Koshare të Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar për Tëvë1 zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 13:00, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se një person i gjinisë femërore kishte rënë në një pus (bunar) në fshatin Koshare. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policët e stacionit, hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë. Një njësi e Brigadës së Zjarrfikësve ka ndërhyrë dhe ka nxjerrë trupin nga pusi. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës së Ferizajt, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, femër, 71 vjeçe”, tha Veseli.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për kryerjen e autopsisë”, shtoi Veseli.

Të Ngjashme