Pas disa refuzimeve të vazhdueshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish ditën e sotme protestuesit për dialog.
Shefi i mazhorancës e ka ndarë dhunën në protestë, për të cilën shprehet se është nën ndikimin e forca të huaja, nga pjesa e studentëve apo qytetarëve, që mund të kenë shqetësime konkrete që duhen dëgjuar.
Protestuesit i kanë refuzuar në vazhdimësi ftesat e kryeministrit Edi Rama për tu ulur në dialog me ta, e për të dëgjuar shqetësimet e tyre.Megjithatë, ashtu si çdo mëngjes, edhe këtë të hënë kreu i qeverisë i ftoi sërish në bisedime. Përpara godinës së kryeministrisë, vendosi sërish sofrën e gurtë, mbi të cilën disa letra me mbishkrimin ‘dialog’.
“Mirëmëngjes”, shkruan Rama krah videos së postuar.
