Lajme

86-vjeçari italian do të martohej me shqiptaren 35 vite më të re, Gjykata bllokon ceremoninë

Një gjykatë në Firence ka pezulluar martesën e planifikuar mes një 86-vjeçari italian dhe një gruaje shqiptare, 35 vjet më të re, pas dyshimeve mbi aftësinë e të moshuarit për të marrë një vendim të lirë dhe të ndërgjegjshëm.

Rasti, i raportuar nga mediat italiane, lidhet me një burrë të ve, i cili kishte humbur bashkëshorten pak kohë më parë dhe kishte shprehur dëshirën për t’u rimartuar.

Çifti ishte paraqitur në prill pranë administratës vendore për nisjen e procedurave të martesës. Gjatë verifikimeve, megjithatë, autoritetet ngritën dyshime mbi gjendjen e 86-vjeçarit dhe rrethanat e marrëdhënies.

NEWS  “Mami, çfarë i bëra shokut tim”/ Aksidenti tragjik ku vdiq i mituri shqiptar, 16-vjeçari zbulon detaje: Nuk ishte hera e parëDyshime mbi gjendjen e të moshuarit

Sipas raportimeve të mediave italiane, burri është paraqitur para familjarëve dhe zyrtarëve të gjendjes civile në një gjendje të përshkruar si konfuzion. Ai, sipas dokumentacionit të çështjes, nuk ka qenë në gjendje të shpjegonte qartë arsyet e vendimit për martesë.

Dyshime të tjera janë ngritur pasi 86-vjeçari kishte dhënë shuma të konsiderueshme parash për gruan me të cilën planifikonte të martohej.

Në fokus të verifikimeve ka qenë edhe dokumenti për shpalljen e martesës. Në të ishte deklaruar zgjedhja e regjimit të bashkësisë së pasurisë, ndërsa i moshuari kishte mohuar se firma e vendosur në dokument ishte e tij.

NEWS  Gjenerali gjerman: Rusia dhe NATO në luftë pas dy viteshSipas të dhënave të raportuara, firma gjithashtu dukej e ndryshme nga ajo që ai kishte vendosur në një dokument tjetër përpara zyrtarit të gjendjes civile.

Hetimet kanë evidentuar gjithashtu se burri kishte njohuri të kufizuara mbi pasurinë e tij të paluajtshme, çka ka shtuar pikëpyetjet mbi aftësinë e tij për të vlerësuar pasojat e vendimeve që po merrte.

Prokuroria hap hetim

Në bazë të këtyre elementeve, autoritetet urdhëruan pezullimin e ceremonisë së martesës. Nëse ceremonia do të zhvillohej pavarësisht masës, regjistrimi i martesës në gjendjen civile do të bllokohej.

NEWS  “Papërgjegjshmëri e Belinda Ballukut”- Berisha denoncon shembjen e rrugës Dragostunjë-Prrenjas: E gjithë juglindja e bllokuar! Ndërhyrje në lumë, akt kriminal i kompanisë dhe qeverisëProkuroria e Firences ka hapur gjithashtu një hetim për dyshimet mbi shfrytëzimin e një personi që nuk është në gjendje të marrë vendime të lira dhe të ndërgjegjshme, sipas parashikimit të legjislacionit italian.

Në këtë procedim, 86-vjeçari konsiderohet personi i dëmtuar ose viktimë e mundshme.

Hetimi pritet të përcaktojë nëse marrëdhënia mes dy personave dhe veprimet financiare kanë qenë rezultat i një vendimmarrjeje të lirë nga ana e të moshuarit apo nëse ai është ndikuar ose manipuluar.

Deri në përfundimin e hetimeve dhe një vendim gjyqësor, çdo përgjegjësi penale mbetet e paprovuar.

Të Ngjashme