Lajme

Nezir Kraki ironizon PDK-në për Ligjin për Specialen, përdor skenë nga “Peaky Blinders”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka ironizuar Partinë Demokratike të Kosovës lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke përdorur një skenë nga seriali “Peaky Blinders”.

Në një postim, Kraki ka krahasuar organizatorët e protestës në shesh me personazhin Finn Shelby, ndërsa PDK-në me një personazh që mban në dorë një formular.

“Organizatorët e protestës në shesh janë Finn-i në serial. PDK është ai tipi me formular n’dorë”, ka shkruar Kraki.

Postimi i plotë:

Ligji i PDK-se per specialen kuptohet kollaj me nje skene nga seriali Peaky Blinders ne Netflix…

Në një moment familja Shelby vendos ta zgjerojë aktivitetin në distilimin e alkoolit dhe rekrutojnë dhjetra puntorë.

Gjatë intervistave, që realisht ishin dy fjalë goje dhe nje prezentim me vellëzerit Shelby, paraqitet një burrë me vetbesim.

– Kam përvojë dhe jam i gatshem të filloj që sot… tha ai, sapo hyri ne zyren e familjes Shelby.

– Mirë i tha Arthur Shelby, merre plotesoje këtë formular e dorezoja vellait tim Finn aty n’korridor.

– Nuk di me shkru, ia ktheu punetori.

– S’ka problem iu pergjigj ai, se as Finn s’di me lexu.

***

Organizatoret e protestes ne shesh jane Finn-i ne serial. PDK eshte ai tipi me formular n’dore.

Të Ngjashme