Kush nuk e do një lëkurë të bukur dhe plot shkëlqim? Shumë ekspertë thonë se konsumimi i shumë frutave është sekreti i lëkurës së mirë. Por, bukuria e lëkurës varet nga ajo që vendosni në sipërfaqe dhe nga ushqimi që konsumoni.
Së bashku me perime të ndryshme, disa fruta kanë veti kundër plakjes që përforcojnë shprehjen: “Mosha është vetëm një numër”. Ja nëntë prej tyre që duhet t’i konsumoni më së shumti:
Shega
Ndihmon në ruajtjen e kolagjenit në lëkurë duke përdorur një përbërje specifike të quajtur punicalagin. Ky përbërës redukton linjat e imëta dhe rrudhat, duke e bërë lëkurën të re dhe të gjallë.
Avokado
Avokadot parandalojnë dëmtimin e lëkurës duke reduktuar stresin përmes vetive anti-inflamatore.
Kivi
Ndihmon në luftimin e rrudhave dhe linjave të holla duke e bërë atë një opsion ideal për anti-plakje. Kivi nxit prodhimin e kolagjenit, i cili është i dobishëm në shumë situata.
Shalqiri
Ky frut ka 90% ujë, i cili mund të hidratojë lëkurën tuaj. Ai përmirëson strukturën e lëkurës me ndihmën e vitaminave A dhe B.
Rrushi
Ky frut ngadalëson procesin e plakjes, plus lufton efektet nga rrezet UV dhe dëmtimin nga dielli.
Mollë
“Një mollë në ditë e mban mjekun larg”, thotë një shprehje e njohur. Molla përmban vitamina A dhe C që ju ndihmojnë të luftoni probleme të shumta të lëkurës.
Banane
Ato janë një burim i pasur i vitaminës C dhe antioksidantëve që ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira dhe ndihmon rritjen e nivelit të kolagjenit.
Mango
Përdorimi i shpeshtë në gatime ose si frut i thjeshtë i mangos zvogëlon shfaqjen e rrudhave, duke i dhënë lëkurës një super shkëlqim.