Larja e flokëve me shampo është një nga hapat më të zakonshëm të rutinës së kujdesit, ndaj shpesh nuk i kushtojmë shumë rëndësi mënyrës se si e bëjmë. Megjithatë, mënyra se si pastrojmë skalpin, aplikojmë shampon dhe thajmë flokët mund të ndikojë në pamjen dhe ndjesinë e tyre. Qasja japoneze ndaj kujdesit për flokët, e njohur edhe si pjesë e filozofisë J-Beauty, i kushton rëndësi të veçantë skalpit dhe trajtimit sa më të butë të flokëve. Nuk bëhet fjalë për një rutinë të komplikuar, por për disa ndryshime të vogla që mund t’i përfshini edhe në larjen tuaj të zakonshme.
Po i lani flokët gabim? 3 këshilla japoneze që ia vlen t’i provoni
