Lajme

913 shërbime emergjente në QKUK gjatë vikendit

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë vikendit janë ofruar gjithsej 913 shërbime emergjente për qytetarët.

Sipas njoftimit të QKUK-së, numri më i madh i pacientëve është trajtuar në Emergjencën Internistike, ku gjatë vikendit janë pranuar dhe trajtuar 280 pacientë.

Sipas raportit, pacientë të tjerë janë trajtuar edhe në repartet e tjera të Emergjencës. Në Reanimim janë trajtuar 203 pacientë, ndërsa në Emergjencën Ortopedike janë trajtuar 201 pacientë.

Ndërkohë, në Emergjencën Kirurgjike janë trajtuar 163 pacientë, ndërsa në Sallën e Vogël janë ofruar shërbime për 66 pacientë.

 

Të Ngjashme