Lajme

Grupi i punës përgatit paketën e paralajmëruar nga Rama: Ata që kryejnë akte dhune do futen në listë të zezë, nuk do lejohet të hyjnë në vendet e BE-së

Personat që kryejnë akte dhune mund të përfshihen në një listë të zezë në sistemin TIMS, me synimin që t’u kufizohet hyrja në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas burimeve të brendshme të Top Channel nga grupi që po merret me hartimin e paketës pranë Kryeministrisë, propozimi parashikon identifikimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestës dhe regjistrimin e tyre në sistem, në kuadër të masave që po shqyrtohen nga qeveria.

Nisma lidhet me paketën e paralajmëruar nga Rama këtë të hënë, ndërsa grupi i punës po merret me përgatitjen e masave që synojnë të trajtojnë rastet e dhunës.

Sipas të njëjtave burime, përfshirja në listën e zezë do të synonte që personat e identifikuar të mos lejoheshin të hynin në vendet e BE-së./Top Channel

Të Ngjashme