Personazheve VIP iu hapen shpesh adresa në rrjete sociale me emrin e tyre nga persona që hiqen të jenë dikush që nuk janë. Kështu i ka ndodhur së fundmi Kiara Titos.
Me anë të një postimi në Instastory, moderatorja ka treguar se dikush i ka hapur një llogari në Facebook dhe iu ka kërkuar ndjekësve t’i bëjnë report.
“Më keni pyetur në lidhje me këtë faqen në Facebook, nuk jam unë dhe do të ju lutesha mos përdorni ‘account fake’ duke pretenduar si faqe zyrtare dhe sikur janë në menaxhimin tim. Ju lutem report”, ka shkruar Kiara.