Luiz Ejlli tregoi përgjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP” se një ndër personat që e ndihmoi në kohët e tij më të vështira ishte Benet Beci, kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës.
Si për t’ia shpërblyer nderin, famën e fituar Luizi e përdori si fushatë për Benet Becin, duke treguar hapur se votoi atë të djelën e 14 majit.
E teksa askush nuk e priste, Edi Rama i ka surprizuar të gjithë me një postim pak më parë në rrjetin social, Instagram.
Ai tregoi se të ftuar në podcast-in e ardhshëm të tij, do të jenë pikërisht Luiz Ejlli dhe Benet Beci.
View this post on Instagram
Epo duket se ëndrra e Luizit u plotësua, i cili kishte kërkuar shpesh një përballje me kryeministrin Rama. /Lokimagazine.com