ShowBizzz

Këtë po që s’e prisnim! Edi Rama, Luiz Ejlli dhe Benet Beçi bëhen bashkë, por pse?!

Luiz Ejlli tregoi përgjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP” se një ndër personat që e ndihmoi në kohët e tij më të vështira ishte Benet Beci, kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës.

Si për t’ia shpërblyer nderin, famën e fituar Luizi e përdori si fushatë për Benet Becin, duke treguar hapur se votoi atë të djelën e 14 majit.

E teksa askush nuk e priste, Edi Rama i ka surprizuar të gjithë me një postim pak më parë në rrjetin social, Instagram.

Ai tregoi se të ftuar në podcast-in e ardhshëm të tij, do të jenë pikërisht Luiz Ejlli dhe Benet Beci.

View this post on Instagram

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Epo duket se ëndrra e Luizit u plotësua, i cili kishte kërkuar shpesh një përballje me kryeministrin Rama. /Lokimagazine.com