Dashi
Nëse personi që keni tradhtuar është një Dash do të jetë e vështirë që t’ju falë, sepse egoja e tij do të preket shumë. Nuk e kapërcen dot faktin, që keni preferuar një person tjetër. Do të mendojë që nuk e keni merituar kurrë.
Demi
Pas disa lutjesh ka mundësi që të lindurit e shenjës së Demit t’ju japin një mundësi të dytë. Ndryshimi i prish stabilitetin e krijuar dhe preferon të të japë sërisht besim, në vend që të prishë marrëdhënien e të nisë kërkimin e një tjetër partneri/eje.
Binjakët
Të lindurit në shenjën e Binjakëve mund të kenë reagime të paparashikueshme. Mund t’ju tradhtojë edhe vetë. Ose mund t’ju bëjë të mendoni se ju ka tradhtuar , para se ta keni tradhtuar ju. Këtë ndoshta do ta bëjë vetëm për hakmarrje.
Gaforrja
Nëse lëndohet janë minimale shanset që të arrijë t’ju falë. Do të vritet aq fort brenda vetes sa nuk do të arrijë dot të arsyetojë. Mund edhe të mos ndahet nga ju, por tradhtinë nuk do ta harrojë gjithë jetën.
Luani
Një shenjë shumë krenare për të falur. Mund të vazhdojë të jetë i dashuruar me ty, por nuk do të rrijë kurrë me dikë që e ka poshtëruar. Mund të provosh t’i kërkosh falje, por…!
Virgjëresha
Mund të të falë vetëm përballë justifikimeve shumë të forta dhe vetëm nëse janë të mirë argumentuara. Kjo shenjë është shumë racionale dhe vendos mendjen përpara zemrës.
Peshorja
Kjo shenjë arsyeton me zemër, nëse është e dashuruar mund të falë në emër të ndjenjës që ka për ju. Pas tradhtisë ndihet e shkatërruar, e para se të të falë mund të bëjë një dramë të madhe dhe më pas të të japë faljen.
Akrepi
Të tradhtosh një të lindur në këtë shenjë do të thotë të presësh përballjen me një hakmarrje. Mund edhe t’ju falë, por më parë do t’ju bëjë të vuani siç ai ka vuajtur prej tradhtisë suaj…!
Shigjetari
Shigjetari është një shenjë që e fal lehtësisht tradhtinë, sepse mund t’i ketë ndodhur edhe atij/asaj. E harron episodin dhe nuk i jep më rëndësi.
Bricjapi
Shenja e Bricjapit nuk ta fal kurrë. Më mirë mos tento fare. Do të ndihet një zero pas tradhtisë dhe asnjë taktikë e jotja nuk do ta bëjë të ndërrojë mendje dhe ta falë tradhtinë.
Ujori
Shenjë kjo që e adhuron të qenit i dashuruar, kështu që do të mbyllë një sy dhe do t’ju falë. Ka nevojë të ndjehet i lirë në një marrëdhënie dhe kështu do të falë tradhtinë e tjetrit, nëse ky i fundit i dëshmon se dëshiron të qëndrojë akoma me të.
Peshqit
Një shenjë me të vërtetë shumë e ndjeshme, e nëse tradhtohet do të bëjë një dramë të vërtetë. Në përditshmëri qëndron në heshtje, por kur dyshon më mirë mos i dil përpara. Zyrtarisht edhe e fal tradhtinë, por brenda vetes kurrë.