Pas daljes nga “Big Brother VIP”, ish banorja Nita Latifi është bërë pjesë e intervistave të ndryshme televizive.
Së fundmi, këngëtarja është bërë pjesë e sfidave dhe lojërave në “E Diell”, ku është vënë përballë disa pyetjeve pikante.
Nita është pyetur se kush nga personazhet publik e ka ngacmuar ose i ka shkruar privatisht, ndërsa ajo habiti me përgjigjen.
Këngëtarja tha se kohët e fundit nuk ka marrë ngacmime, ama balerini Graciano ka tentuar t’a puthë vite më parë kur të dy ishin pjesë e “Star Academy”.
Ndërkohë Argjira Spanca, e dashura aktuale e Gracianos, që ishte gjithashtu pjesë e lojës, u shpreh se asokohe nuk ka qenë pjesë e jetës së Gracianos kështu që nuk ka asnjë problem.