Dy nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar, Julian Deda dhe Olsi Bylyku, duket se do të kthehen sërish aty ku nisën karrierën e tyre, në “Top Channel”.
Pasi u tha se show humoristik “Klanifornia” nuk do të transmetohet më në Tv Klan, burime për “Kryefjala” bënë me dije se Juli dhe Olsi janë parë në ambientet e TCH dhe e njëjta media ka aluduar për një rikthim të tyre në “Portokalli”.
Kujtojmë se Juli ka qenë ndër të parët aktorë në këtë show humoristik dhe u bë i njohur kryesisht në treshen e famshme ThShlBsh.
Nga ana tjetër, Olsi e nisi karrierën e tij me personazhin e Kimikatit po në “Portokalli”, me të cilin spikati dhe u pëlqye qysh në fillim nga publiku.
Theksojmë se lajmi nuk është konfirmuar dhe mbetet në kuadrin e aludimeve.