Horoskopi

Horoskopi i muajit qershor: Shigjetari dhe Bricijapi

SHIGJETARI:

Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë e pasigurt, veçanërisht nga datat 12-27, kur mund të ketë shumë shpenzime për riorganizimin e një vendi pune ose një kompanie.

Punonjësit do të kuptojnë se mund të arrijnë diçka më shumë. Kushdo që kërkon një punë të re ose është në pritje, duhet të kërkojë menjëherë. Hekuri rrihet sa është i nxehtë. Të rinjtë mund të keni alternativa për projektet dhe idetë e shumta interesante që lindin në këtë periudhë.

Saturni nuk e ngadalëson arritjen e suksesit, por mund të sjelle pauza për reflektim. Datat 23 dhe 24 do të jenë të rëndësishme pikërisht për këtë arsye, por asgjë nuk mund ta dekurajojë shpirtin e një të zjarrtë Shigjetari.

Për takime dhe lajme do të jetë një muaj që mund të lërë gjurmë, veçanërisht të dielave, që do të jenë mjaft tërheqëse.

Ditët më të rënda mund të jenë ato të datës 16, 17, 23 dhe 24. Nëse bëni shumë gjëra, është e pashmangshme të ndiheni disi të plogësht. Ndiqni këshillat e mjekut.

BRICJAPI:

Më në fund, pas shumë muajsh shqetësimi, nervozizmi dhe mundimi, fillon një fazë e mirë rimëkëmbjeje. Jo vetëm që mund të rifitoni një rol të rëndësishëm, por edhe të shfrytëzoni përvojat e kaluara.

Mund të realizoni projekte të veçanta, sidomos nëse jeni të vetëpunësuar, gjeni bashkëpunëtorë të rinj. Mund të bëni blerje të reja. Janë të favorizuar të gjithë ata që duan të kalojnë një test, një provim. Nuk duhet të humbim kohë për të rikuperuar atë që ka humbur.

Mundësi të shkëlqyera në fushën praktike dhe meqenëse Jupiteri ka disa javë që është pozitiv, filloni të mendoni se si të shlyeni borxhet e mëparshme, ose të përfshiheni në situata të reja.

Për ata që kanë një kompani, kanë filluar të përmirësohen llogaritë.